Basha: Jemi kundër martesave gay

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “TË PAEKSPOZUARIT”, të gazetarit Ylli Rakipi, deklaroi se është kundër martesave gay.

I pyetur se disa deputetë të PD-së, përfshirë edhe zotin Berisha, kanë deklaruar se nuk do ta votojnë reformën në drejtësi nësë ndryshohet preambula e Kushtetutës për të përfshirë ‘mosdiskriminimin për shkak të orientimit seksual’, ai tha se një gjë e tillë nuk e kushtëzon reformën.

“Ka një pjesë në draftin që është hartuar që ka dalë jashtë mandatit të Kushtetutës, ku përfshihet edhe ky sygjerim, që PD-ja është pozicionuar kundër. S’jemi kundër homoseksualëve, madje kjo parti ka kaluar në Parlament një ligj në vitin 2009 dhe hapi rrugë për heqjen e vizave.  Ne kemi qenë kundër martesave dhe kundër adoptimit të fëmijëve” tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej siguroi qytetarët “që PD-ja qëndron fortë kundër martesave gay”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?