Basha: Jeta e fermerëve e vështirë, do të ofrojmë zgjidhje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vazhduar turin e tij “Rrugëtimi për Shqipërinë” edhe këtë të hënë, ku është ndalur në Lezhë. Basha është shprehur se jeta e fermerit është bërë shumë e vështirë për shkak të rritjes së kostos dhe braktisjes nga shtetit. Ai tha se PD do të ofrojë zgjidhje dhe mbështetje për fermerët. “Të gjithë e dëgjuam jehonën e shqiptarëve. Mesazh i qartë për Ramën që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme që janë dhe zgjidhja e krizës që ka pllakosur. Bujqësia është prioritet në buxhetin e shtetit. Rama jep 120 milionë euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën. Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi”, tha Basha nga Lezha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?