Basha: Jeta ime politike përshkruhet nga gara. Asgjë nuk më është dhuruar

Lulzim Basha thotë se jeta e tij politike është e përcaktuar nga gara. Në “Open”, ai tha se atij asgjë nuk i është dhuruar, por edhe se është sulmuar nga brenda partisë.

“Unë vij nga një familje e cila nuk ka asnjë lidhje me Partinë e Punës së Shqipërisë, zero lidhje. Kaq! Unë jam i zgjedhur me një anëtar një votë me 13 qershor 2021.

Me 22 korrik 2017 me 22 korrik 2013. Unë jam zgjedhur në votë të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit aktual në bashkinë e Tiranës. Unë kam kryesuar listën e Elbasanit dhe kam dhënë rezultatin historik për Partinë Demokratike me 7 deputetë nga 14 deputetë që kishte qarku i Elbasanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa para tyre jam zgjedhur në mazhoritar drejtpërdrejt kundër një prej figurave më të fuqishme të atëhershme të qeverisë Nano, sot ministër në qeverinë Rama, Arben Ahmetaj me 6 muaj stazh në politikë në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jeta ime politike ndryshe nga çfarë e përshkruajnë armiqtë e Partisë Demokratike, kundërshtarët e Partisë Demokratike, por edhe ata që i shkojnë prapa avazit, përshkruhet vetëm nga gara. Asgjë nuk më është dhuruar. E vetmja gjë që më është dhuruar është luftë. Luftë nga kundërshtari politik, luftë edhe nga brenda partisë edhe kur kemi qenë në pushtet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?