Basha ka një mesazh për qytetarët

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në Facebook, Basha uron besimtarët myslimanë që sakrifica fisnike u shndërroftë në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare.

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë, agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar në këtë muaj të sakrificës, të shpresës dhe të ngadhnjimit! Sakrifica juaj fisnike u shndërroftë në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare”,-shkruan Basha.

SHKARKO APP