Basha: Kandidatja e PS Emiriana Sako firmosi tenderin 10 mln euro, ia bën dhuratë kompanisë së inceneratorëve
Aktualitet E Diel, 13 Shkurt 2022 12:36
Lulzim Basha akuzon kandidaten e PS-së për kryetare të bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, se ka firmosur një tender me vlerë 10 mln euro që ia bën dhuratë kompanisë së inceneratorëve Tiranë. Po ashtu Basha theksoi se SPAK-u duhet të veprojë sot me arrestimet e përgjegjësve, mos të presë që Rama t’i shkarkojë ministrat e më pas ti arrestojë.