Lulzim Basha rrëzon gjithë akuzat ndaj tij për hetime ndaj UÇK

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u është përgjigjur sot akuzave të PS lidhur me rolin e tij si pjesë e strukturave të UNMIK. Në emisionin “Opinion”, Basha u shpreh se akuzat e PS janë çmontuar nga miqtë e Edi Ramës, Baton Haxhiu dhe ish-deputeti Dashamir Peza.

Në emision Lulzim Basha këtë herë ishte shumë lart dhe rrëzoi akuzat ndaj tij me profesionalizëm dhe fakte.

E vërteta është ajo që keni shteruar këtu. Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe është marrë nga Dash Peza, apo nga BBC. Këtë fakt unë e kam mësuar prej rrëfimit të tij. Kaseta ishte një trillim, një fabrikim i ulët. 

Që unë jap nip Peje nga gjyshja dhe nip Drenice nga gjyshi ky është një fakt që e kam pranuar 100 herë. Akuzat ndaj meje kanë marrë përgjigje në këtë studio. Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica. Dashamir Peza tregon që kaseta është marrë nga BBC dhe është transmetuar në mbi 180 vende të botës. Kurrë asnjëherë nuk kam qenë pjesë e asnjë procesi kundër UCK, asnjë hetimi.- tha Basha.

Ai shtoi se “të gjitha akuzat ndaj meje janë gënjeshtra. Fillimisht kam qenë përkthyes për 6 muaj. Kurrë në asnjë çast nuk kam marrë pjesë në asnjë lloj procesi dhe nuk kam patur akses në asnjë dosje që kishte të bënte me UÇK-në,, kjo e faktuar edhe nga ish-kryeprokurori Williamson”.

Më tej Lulzim Basha theksoi se ky sulm është inskenuar nga kryeministri Rama për fushatë elektorale për të mbuluar situatën katastrofike me Covid-19, me korrupsionin, për të spostuar vëmendjen e publikut për katastrofën ekonomike, etj.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan përballë një paneli gazetarësh, Basha u shpreh se një ndër arsyet që ndaj tij bëhen akuza të tilla, është kundërshtari politik, Kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se nuk do të arrijë dot asnjëherë sukseset që vetë Basha ka prekur kur ka qenë në qeverinë Berisha. Në këtë pikë, Lulzim Basha ka përmendur ndërtimin e Rrugës së Kombit, Pavarësinë e Kosovës dhe heqjen e vizave. “Janë komplekset e Edi Ramës. Ka ca komplekse ai sepse ato që unë ka patur privilegjin t’i bëj në 8 vite, ai si bën dot as në 80 vite. Kur isha ministër i Jashtëm kam qenë krah George Bush, kam bërë luftë për Pavarësinë e Kosovës. Si ministër i Brendshëm kam shërbyer për të hequr vizat për shqiptarët dhe kemi hequr vizat dhe sot shqiptarët lëvizin të lirë. Unë kurrë s’kam kërkuar lavdi. Këto gjëra që unë kam arritur t’i bëj për 8 vjet, atij i duhen 80 vjet”, u shpreh Lulzim Basha.

SHKARKO APP