Basha kërcënon Berishën, Shehi: Luftë mes shefit të ri dhe të vjetër

Sot Lulzim Basha kërcënoi hapur liderin historik të PD-së, Sali Berishën dhe për Dashamir Shehin, kjo është një luftë mes shefit të ri dhe të vjetër. Për të kjo situatë e dëmton rëndë PD-në.

”Nuk ka asnjë debat të brendshëm, kush është e mira e kush është e keqja. Debat mes shefit të vjetër dhe shefit të ri, dhe po bëhet kush po kontrollon oborrin, për sa kohë që mund të mbetet në rrafshin politik, për mua është e pranueshme, sa kohë do të diskutohet kush e gabuar, kush ka qenë pikat më të rënda, e konsiderojë të pranueshme, kur debati shkon në akuza personale, gjykojë që opozitës do i bëj dëm. Nuk jemi më në rrafshin politik”, tha Shehi për ”Report Tv”.

Kurse Berishën ai e quan një aset, por një barrë elektorale dhe për këtë jep argumente. Në ndryshim nga shumë demokratë, rikthimin e Berishës në krye të PD-së, nuk e sheh në të mirë të partisë, edhe pse thekson se nuk beson se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?