Basha kërkon falje publike për fjalorin në Kuvend
Kryedemokrati reflekton ndaj fjalorit të papërshtatshëm që përdori gjatë replikave me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshem sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit.Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 21, 2018
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka rrëzuar akuzat e deputetit socialist, Taulant Balla, lidhur me makinë që ai përdor.
Në deklaratën e tij para foltores së Kuvendit Basha, theksoi se makina e tij është në lease në kompaninë e një shqiptari të ndershëm dhe jo në kompanitë e oligarkëve.
“Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bëre këtu instikti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mutin, bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’u përcillja qytetarëve arsyet pse ju nuk votoni vetingun e politikanëve.
Automjeti im prej 6 vjetësh është në lease nga kompania “Mektrin”, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t’i bëj reklamë. Nuk është as e ndonjë oligarku, as e ndonje banditi, është enjë durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me lease, nga kompania Mektrin o mashtrues i certifikuar”, deklaroi Basha.
KOHA JONË SONDAZH

