Basha kryetar, kreu i Komisionit Elektoral konfirmon rezultatin
Rezultatin e votimit që u zhvillua dje më 22 korrik e konfirmoi kreu i Komisionit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike, Jemin Gjana.
Lulzim Basha zgjidhet sërish Kryetar i Partisë Demokratike me votat e e më shumë se 90% të demokratëve përballë kandidatit tjetër Eduard Selami ose mbi 50 mijë vota më shumë.
Gjana u shpreh se “numërimi shkoi normalisht, pa asnjë incident. 61 fletë votimi ishin të dëmtuara, 767 dolën të pavlefshme.”
U votua në 73 kuti votimi në gjithë vendin. Votuan 59 834, nga të cilët 53 931 votuan për Lulzim Bashën dhe 5136 për Eduard Selamin.

