Basha kthen çështjet e të përndjekurve politikë, përmes krijimit të “Fondit të Kujtesës”

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha u shpreh se “bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit janë investuar që gjithçka të harrohet nga persekutimi komunist”.

Basha tha se programi i PD-së parashikon krijimin e fondit të Kujtesës, transparencën e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, statusin e të përndjekurit politik, ngritjen e një muzeu kombëtar të kujtesës së totalitarizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për 34 vjet, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe ish-funksionarët e Partisë së Punës kanë investuar gjithçka që të harrohet persekutimi komunist. ‘Bashkëvujtës dhe bashkëfajtor’ amnistoi persekutorët dhe dënoi edhe njëherë të persekutuarit. Kjo duhet të marrë fund! Për këtë, në programin tonë parashikojmë: Krijimin e fondit të Kujtesës, transparencën e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, statusin e të përndjekurit politik, ngritjen e një muzeu kombëtar të kujtesës së totalitarizmit”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, “historia meriton të njihet dhe fëmijët nuk mund të rriten më në errësirë, harresa nuk është rruga e duhur për Shqipërinë”.

/m.m/ ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?