Basha: Kush është peshku i madh i mafies së plehrave? SPAK t’i japë përgjigje kësaj pyetje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot në një konferencë për mediat se SPAK duhet të gjejë se kush është peshku i madh që po përfiton nga afera e inceneratorëve në Shqipëri.

Basha tha se në Itali dhe deri në Zimbabve janë arrestuar zyrtarë të lartë për të njëjtat shkelje me impiantet e përpunimit të mbetjeve. “Kush fshihet pas kësaj afere? Kush është peshku i madh? Në Zimbabve arrestohet ministri për këtë aferë. Në Shqipëri heshtje totale!  Në Verona peshku i madh është ish-kryetari i bashkisë; në Zimbabve, është ministri. Po në Shqipëri? SPAK ti japë përgjigje kësaj pyetje”,- deklaroi Basha.

Kreu i PD shtoi se mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e kësaj afere. Ai premtoi se për këto koncesione dhe të tjera do të zbatohet ligji anti-amafia, që nënkupton sekuestrim të pasurive që janë vendosur me afera korruptive, pavarësisht viteve kur është kryer shkelja. “Sot ndaj me mediat dhe qytetarët rrugët se si do t’i rikuperojë PD paratë e grabitura me skema mafioze. Platforma jonë anti-oligarki dhe anti-korrupsion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve. Një ndër ligjet e para që do të miratohet dhe zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia. Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. S’ka më ekstreme se kjo situatë ku jemi”.- tha kreu i PD

(Lajmi në përditësim)

#LulzimBasha #LIVE - Bashkëbisedim me gazetarët

SHKARKO APP