Basha po mbledh firmat si kandidat për President Republike. Berisha: Nuk e votojmë!
Sipas kushtetutës duhen 20 firma deputetësh që të zyrtarizojnë kandidimin e një emri si kandidat për President Republike.
Ndërkohë mësohet se Lulzim Basha po mbledhë firmat për kandidat. Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha i pyetur mbremë nëse Basha do të jetë kandidat për President Republike tha se “Rama ta vendosë që nesër. Fakton atë që kam thënë unë dhe asgjë tjetër. Nuk e kam dëgjuar nga Edi Rama, por e ka thënë vetë Lulzim Basha që jam kandidat për president. E kam dëgjuar nga rrethi i tij i brendshëm. Kjo vërteton atë që kam thënë unë”
Me sa duket edhe Berishës i intereson që Basha të ikë nga sherret në Selinë Blu në mënyrë që të mos ketë më ferra nëpër kembë në PD.
Nuk dihet se si do të luajë kryeministri Rama, që duhet pranuar mbetet mjeshtër i papamë në skema të tilla shahu politik.
Deri në fund të prillit duhet të zyrtarizohen emrat kandidat dhe më pas fillon procesi i votimit.
Por sot nga Shkodra ish-kryeministri Berisha i ndodhur në përkujtimin e 2 prillit tha ndër të tjera, pasi u pyet nga gazetarët: “Të votosh kandidatët e Edi Ramës do të thotë ta replikash, të çosh president kopjen e tij. Po kjo s’mund të ndodhë!”.
Natyrisht që e kishte edhe për Lulzim Bashën, që nëse futet në garë duhet të ketë akord me kryeministrin Rama.
KOHA JONË SONDAZH

