Basha mbyll fushatën në Durrës: Besimin tuaj do ta kthej në reflektim të thellë

Lulzim Basha gjatë takimit final në Durrës për fushatën zgjedhore, u kërkoi demokratëve durrsakë që të votojnë kandidatin Luan Hoti, “për t’i rikthyer Durrësit lavdinë që meriton”.

Në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet lokale të 6 marsit, Basha nga Durrësi tha se besimin e demokratëve do ta kthejë në një reflektim të thellë personal dhe për Partinë Demokratike.

“Do të luftoj për t’ia kthyer Durrësin durrsakëve. E njohim zemërimin e durrsakëve sa herë që nuk ia kemi dalë. Durrësi, porta hyrëse e vendit që në lashtësi, duhet të jetë porta e krenarisë dhe jo e turpit. Votoni Luan Hotin. Derdhni heshtjen tuaj dhe zemërimin tuaj për numrin 8, për Luan Hotin. Sepse ai do të punojë për Durrësin ditë e natë. Në emër të PD-së ju zotohem se besimin tuaj të dielën do ta kthejmë në një rekletim më të thellë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?