Basha me 2 anëtarë në KZAZ, Indrit Sefa: Nuk do lejonim që bashkimi i halleve të “non-gratave” të zyrtarizohej

Kolegji Zgjedhor vendosi që Partia Demokratike zyrtare e Lulzim Bashës të njihet si grupimi më i madh i opozitës dhe rrjedhimisht të ketë 2 anëtarë në KZAZ.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa është shprehur se kjo është një fitore e gjithë demokratëve. Ai tha se PD nuk do të lejonte që bashkimi i halleve të ”non-gratave” të zyrtarizohej edhe ligjërisht.

Sipas tij, kjo fitore nuk ka të bëjë me zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Kukësit, por me zgjedhjet vendore të vitit 2027. Por në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, Basha nuk do të ketë kandidat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?