Nga Mallakastra ku zhvilloi një takim me demokratët, Lulzim Basha deklaroi se të dielën do vendosim të vazhdojmë me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit “Rama-Doshi”, dhe do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj, ndryshimin e mohuar nga grabitja e zgjedhjeve të 25 prillit.
“Të dielën do vendosim të vazhdojmë me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit Rama-Doshi, do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin.
Nuk dorëzohemi përballë masakrës zgjedhore. Së bashku me shumicën e shqiptarëve do sjellim ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë”, deklaroi Basha.

