Basha: Me shkollën e Magjistraturës, Rama synon kapje afatgjatë
Grupi i PD-së nuk ndodhet në kuvend, aty ku sot është seanca e fundit për këtë sesion parlamentar por në selinë blu. Pas mbledhjes së grupit, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, ku foli për ligjin e magjistraturës, duke u shprehur se mazhoranca e ka kapur këtë shkollë, e cila mund të quhet tashmë një shkollë partie sipas Bashës. “Ligji për magjistraturën është maturuar vetëm me votat e mazhorancës, në mënyrë të tillë që pasi ta kapnin këtë shkollë, asnjë parti tjetër të mos ndërhynte. Ajo është tani një shkollë partie. Ky është një institucion i kapur totalisht nga Edi Rama. Njerëz të lidhur me PS prej një apo dy brezash. Synohet një kapje afatgjatë e sistemit”, tha Basha.
Si mund të dilet nga ky kolaps? Lulzim Basha jep 4 mënyra
E para t’i qëndrojmë besnikë konsensusit të korrikut. Ne i kemi bërë disa nga propozime.
Së dyti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në Prokurori. Paligjshmëria ka kapluar gjithë piramidën e prokurorisë që ka çuar në emërime të paligjshme.
Së treti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë me anëtarët e jashtëm të KLGj e KLP dhe duke ëprsëritur sipas ligjit, procedurën e zgjedhjes. Sepse procesi kundër ligjit është i pavlefshëm. Anëtarët e KLGj dhe KLP duhet të zgjidhen jo sipas qejfeve të mazhorancës.
Së katërti, zgjidhja e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese që ajo të bëhet funksionale. Asgjë s’e ndalon Edi Ramën që siç po shemb Teatrin, të fusë në burg këdo. A mendoni se ka një instrument sot që e përdor Edi Ramën që të fusë në burg këdo që mban ngjyrën portokalli? Nuk e kam pyetje retorike. Ai bën ligj psh kush mban veshur ngjyrë portokalli, duhet futur në burg.
Deri dje e pengonte Gjykata Kushtetuese, po sot kush e pengon? Deri dje Gjykata e ndalonte dhe hapte procedim penal, kurse sot nuk ka.psh, sot vendimi i tij mund të ketë të bëjë me pronar, kursimet, dyqanet. Ky është kufiri midis demokracisë dhe diktaturës.
KOHA JONË SONDAZH

