Basha mesazh ngushëllimi për ish-kryebashkiakun që vdiq nga COVID-19: Mirënjohje e pashlyeshme

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ish-kryebashkiakun, Selim Veizi i cili u nda nga jeta sot prej COVID-19.

Basha thotë se është i hidhëruar nga lajmi dhe se vdekja e tij është një humbje e madhe. Ai i shpreh mirënjohje Veizit për kontributin që ka dhënë për Kavajën si kryebashkiaku i parë i qytetit në periudhën post-komuniste.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Swiss Digital Desktop Reklama

Me hidhërim mësova për ndarjen nga jeta të z. Selim Veizi, kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të komunizmit. Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe. Mirënjohje e e pashlyeshme për kontributin e tij për Kavajën.U prehtë në paqe!

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?