Basha mesazh urimi kryetarit të ri të CDU-së: Marrëdhënie më të ngushta ndërmjet partive tona

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të ri të CDU Friedrich Merz.

Në mesazh ndër të tjera, Basha thotë se mezi pret që të punojë me të jo vetëm për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta, por edhe për të siguruar mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Përgëzime @_FriedrichMerz dhe urimet më të mira për zgjedhjen tuaj si lideri i ri i @CDU. Pres me kënaqësi të punoj me ju, jo vetëm për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta ndërmjet partive tona, por edhe për të siguruar mbështetjen tuaj për integrimin europian të Shqipërisë në BE”, thuhet në mesazhin e urimit.

SHKARKO APP