Basha mungon në protestë, por ja mesazhi që nis
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ashtu si pritej, per shkak të axhendës dhe takimeve të rëndësishme që ka, nuk është sot në protestën e gjashtë të opozitës para Kuvendit, ku protestuesit janë mbledhur serish me thirrje te forta “Rama Ik”.
Edhe pse në mungese, ai ka postuar videon e protestes live ne faqen e tij ne Facebook, duke dhënë mesazhin e fortë se lufta është për një kauzë të drejtë, dhe me sigurinë se “Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet!”
Mesazhi i Bashës:
Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSieuropa
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2078580582271786/
KOHA JONË SONDAZH

