Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:50 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit “Mirënjohje të pakufishme për burrat dhe gratë atdhetarë e të guximshëm, që mbështetën Partinë Demokratike në kushtet më të vështira! Vota juaj ishte para…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha ndan detaje të marrëveshjes me Aleancën Europiane të Universiteteve: 5 gjuhë të huaja falas, 20 profesione për të rinjtë

Aktualitet E martë, 13 Prill 2021 18:05
Basha ndan detaje të marrëveshjes me Aleancën Europiane të Universiteteve: 5 gjuhë të huaja falas, 20 profesione për të rinjtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka biseduar me të rinj në Vilë Bashtovë të Kavajës. Të rinjtë ngritën problematiket që hasin sot dhe i drejtuan pyetje Bashës për zgjidhjet që ka menduar qeveria e tij e ardhshme. Për të treguar pasojat e emigrimit masiv të të rinjve, Klara thotë se ka pesë vite që ditën e saj të lindjes e feston pa vëllain, i cili ndodhet në emigrim. Ajo gjithashtu tha se edhe pse ka mbaruar me mesatare të lartë, e ka të vështirë të gjej një vend pune në Shqipëri.

“Unë kam pesë vite që ditëlindjet e mia i festoj larg vëllait tim të vetëm. Ai u largua vetëm 16 vjeç, për shkak të qeverisjes së të babëziturve dhe sigurisht, ju keni vëlla vetë të vetëm dhe e dini shumë mirë që shpatullën e vëllait, nuk ta zëvendëson asnjeri. Flas këtu edhe në pozicionin e një studenteje, ish-studente, që ka mbaruar të dyja ciklet e studimeve të mia me mesatare 9.8 dhe nëse do bëja një paralelizëm, në vendet e Europës, të tillë studentë i trokasin në derë dhe i ftojnë që të punojnë në institucione me to, ndërsa ajo që jam hasur dhe përballur unë, janë dyer të mbyllura institucionesh dhe një hakmarrje e pastër politike nga njerëzit e vegjël të pushtetit lokal”,-u shpreh Klara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për të treguar rëndësinë që do të ketë rinia në qeverinë e ardhshme, Basha tha se rinia është motivi i tij në përditshmëri. Kreu i opozitës shpjegoi planin e Partisë Demokratike për rininë dhe për ekonominë në tërësi. Për të ringritja ekonomike, integrimi ne Bashkimin Europian dhe kthimin e shpresës tek rinia që të ardhmen ta ndërtoj në Shqipëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Rinia është motivi im i përditshëm. Bashkimi Europian dhe ekonomia janë prioritetet absolute të programit tonë. Por nëse më pyet se cilat janë tre shtyllat e misionit tim për të cilat kam shkruar edhe një libër padiskutim një zgjim kombëtar ekonomik që do të forcojë ekonominë e shqiptarëve në çdo fushë, nga fermeri tek sipërmarrësi, nga i riu dhe studenti, tek pensionisti. E dyta integrimi në BE dhe këto të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk integrohesh dot në BE me 200 euro rrogë e më një shtet ku të gjitha pushtetet i ka një njeri i vetëm dhe nuk rritet dot ekonomia. Të gjithë ju e dini që ne nuk mund të garantojmë rritjen ekonomike dhe as garancinë pa u bërë anëtarë të Bashkimit Europian. Prandaj tashmë jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët e besojnë se rruga e vetme që garanton stabilitet, demokraci dhe ekonomi mirëqenie para, siguri për familjet tuaja dhe fëmijët tuaj është anëtarësimi në BE. E treta, që ka të bëjë drejtpërdrejt me pyetjen që më shtove. Misioni tjetër i imi në politikë është t’i hap rrugën rinisë, asaj pjese të shoqërisë që për nga mendësia, nga përgatitjet, nga ambiciet, sot është njësoj si rinia europiane. Në se ka një fushë ku Shqipëria tani ka hyrë në Europë kjo është dëlirësia e shpirtit të të rinjve dhe të rejave shqiptare është aftësia juaj, talenti juaj për tu arsimuar dhe për tu përgatitur profesionalisht, është formimi juaj dhe karakteri juaj. Ndaj misioni im është ti hap rrugën ti hap rrugën rinisë dhe të marrë në dorë fatet ekonomike dhe politike të vendit, thënë shkurtë dhe qartë , ky është një motiv i fuqishëm dhe ju vetëm ma shumëfishoni tek ju shoh në ballë të përpjekjes, në ballë të fushatës dhe 25 prillit të jetë dita e ndryshimit, dita e fitores për çdo shqiptarë”,- tha Basha.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 10 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore

Basha gjithashtu tha se me bashkëpunimin me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe Komisionin Europian, do t’u mundësojë të rinjve praktika profesionale dhe me tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri, do të mundësoj vende të reja pune me paga dinjitoze për të rinjtë shqiptarë.

”Disavatazhi i studentëve është se sistemi shqiptarë ka mbetur në vendnumëro për 8 vite me radhë. Ata që vijnë nga jashtë kanë përfituar nga metoda të reja që përshtaten me tregun e ri të punës. E gjithë bota po ndryshon. Tregu i punës në botë po ndryshon, tregu i punës në Europë po ndryshon. Ndryshimi kryesorë vjen nga globalizimi, pra, nga aftësia për të komunikuar shumë më mirë midis shteteve edhe në kuptimin ekonomikë dhe nga digjitalizimi. Dhe kjo po dikton një revolucion ekonomikë nga i cili po përfitojnë shumë vende në veçanti vendet në zhvillim. Po trajnojnë rinin që të përgatitet për këtë ekonomi të re në qoftë se mund ta quaj kështu. Dhe nga ana tjetër europianët, amerikanët, korporatat e mëdha duan dhe kërkojnë që të zhvendosin investimet në Shqipëri siç po i zhvendosin në Ballkan.

Cila është arsyeja që Serbia ka 40 mijë të rinj të punësuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe ne i numërojmë me qindra dhe ata janë punësuar jo për meritë por për kundër presionit të qeverisë. Cila është arsyeja që gjermanët kanë investuar 10 herë më shumë në Maqedoninë e Veriut me një popullsi më të vogël, me një vend pa akses në det, pa akses në porte sesa në Shqipëri? Arsyeja është keqqeverisja. Që do të thotë se vendi i ka të gjitha mundësitë dhe ju i keni të gjitha mundësitë. Ne do të bëjmë të mundur që çdo student dhe studente shqiptare të bëjë praktikë gjatë kohës që studion, të bëjë praktikë pasi përfundon studimet. Në bashkëpunim me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe Komisionin Europian i cili ka rezervuar 26 miliard euro për rininë e Ballkanit. Ne do të mundësojmë për ty dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tu të trajnoheni në të paktën 20 profesione që i përshtaten ekonomisë së re nga teknologjia e informacionit tek kompjuterët pra, nga inxhinieria tek administrimi i biznesit, tek ekonomia dhe në këtë mënyrë të jeni të gatshëm për tu punësuar në investime perëndimore dhe investime të vendit, me paga të larta. Po marr shembullin e teknologjisë së informacionit, ku pagat fillojnë nga 800-900 Euro dhe përfundojnë 3000 euro. Paga më të larta sesa deputeti, ministri apo edhe vetë Kryeministri apo Presidenti. Si do ta bëjmë këtë të mundur?

Së pari, duke sjellë një klimë miqësore për biznesin, duke ulur taksat, taksat e larta i morën frymën ekonomisë por, po kështu larguan investitorët. 9% taksa e sheshtë për tatim-fitimin, 9% taksa mbi të ardhurat personale për ata mbi rrogën minimale, ulja e sigurimeve shoqërore 18%, ulja e çmimit të naftës me 24 lekë/litër, ulja e çmimit të energjisë. Për prodhimin do të bëj të mundur që këtu të vijnë më shumë investime dhe në vend të një cikli humbës ku rriten taksat, bie biznesi, bie punësimi, bie konsumi, rritet mjerimi, rritet emigracioni që është e vërteta e 8 viteve të Edi Ramës, ne do të ndërtojmë një cikël pozitiviteti dhe rritjeje, ku rriten investimet, rritet punësimi, rriten të ardhurat e Shqiptarëve, rritet konsumi dhe ky cikël do të sjellë mirëqenie të rritur për të gjithë sektorët. Do të sjellë po kështu edhe mundësinë e shtetit për të ndihmuar ata që nuk konkurrojnë dot vetë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, duke rritur pensionet, duke rritur mundësinë për ti ndihmuar personat me aftësi të kufizuara, duke rritur në tërësi aftësinë e shtetit për të ndihmuar kur shqiptari është në hall, fjala bie me shëndetësinë, me rimbursimin e barnave.

Ky pra është cikli i pozitiviteti. Dhe për rininë e arsimuar në Shqipëri hapi i parë do të jetë ofrimi i pesë gjuhëve të huaja, të paguara nga qeveria e ardhshme, në një platformë amerikane, ku do të mësoni anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht dhe spanjisht, dhe ofrimi i 20 profesioneve po kështu online. Në këtë moment do të bashkohen 2 kolona të cilat mundësojnë, në Maqedoni, në Kosovë, në Serbi atë që nuk ndodh sot në Shqipëri. Kolona e parë është një klimë miqësore për biznesin pa të cilin nuk vjen dot investitori, se investitori do garanci që të derdhi paratë e tij. Dhe nga ana tjetër nuk mjafton vetëm garancia, do të dijë edhe nëse ka njerëz të aftë për të bërë detyrat, për të bërë punët, pra të zanatit.

Qofshin këta inxhinierë të kompjuterëve, qofshin hidraulikë, qofshin elektricistë e kështu me rrallë. Dhe ne do ta bëjmë këtë të mundur përmes kësaj reforme që ju nuk do t’ju nxjerr nga universiteti me një letër në xhep, por do t’ju nxjerr profesionistë që gjysmën e kohës do ta harxhoni me praktikë dhe në fund të universitetit kështu do t’ju ofrohet një praktikë e paguar nga qeveria. Do të konkurroni pra denjësisht dhe me të njëjtat kushte me bashkëmoshatarët tuaj që kanë patur shansin të studiojnë në perëndim. Dhe do të jeni fuqia dhe motori i zgjimit ekonomik kombëtarë që do të sjellë ndryshimi me 25 prill duke votuar numrin 9′‘,-tha Basha.

Etiketat e lidhura

20 profesione për të rinjtë5 gjuhë të huaja falasLulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 6 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 10 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 24 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 33 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.