Basha ndez dritat e Pemës së Krishtlindjeve

Pema, 22 m e lartë, e vendosur në sheshin “Skënderbej”, kishte mbledhur përreth qindra fëmijë të Tiranës, ndër to edhe fëmijë nga “Fshati i Fëmijëve SOS”, që këndonin këngën e Krishtlindjeve.

Basha ndezi dritat në një atmosferë realisht të ndezur dhe deklaroi: “Bashkë me fëmijët e Tiranës sot kemi ndezur dritat për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, sepse po vijnë Krishtlindjet dhe Viti i Ri. I uroj të gjithë femijëve, në të gjithë vendin, një sezon të gezuar festash dhe më shumë solidaritet për fëmijët ne nevojë. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!” – përfundoi Basha.

SHKARKO APP