Basha në Berlin por live në facebook me protestën: Shqiptarët janë ngritur kundër Maduros
Edhe pse vetë nuk është i pranishëm, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po përcjell live në faqen e tij në facebook protestën e opozitës para Kuvendit.
Basha thotë se qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur.
“Ky vend ka Zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar” shkruan Basha.
Shefi i opozitës, Lulzim Basha, i cili është nisur për një vizitë në Berlin ku do të takohet me zyrtarë të CDU-së dhe Partive Popullore Evropiane.
Në qendër të takimeve është situata politike në Shqipëri dhe aksioni i opozitës për largimin e Qeverisë Rama.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/759369521129936/
KOHA JONË SONDAZH

