Basha në Shkodër, Ademi tregon zonat nën ujë

Situata e rëndë në Shkodër, ka bërë që kryetari i PD-së, Lulzim Basha të shkojë në Obot për të parë nga afër situatën e përmbytur. Bashën e shoqëron kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe deputetë të PD-së për qarkun e Shkodrës.

”Njësia administrative Ana e Malit është zona më e prekur. Zona e Obotit, Oblika, Muriqani, kemi dhe Dajçi, Bërdica dhe Jubani, ku janë shtuar hektarët e tokës që ka marrë lumi. Sidomos këto dy ditët e fundit, sidomos në njësinë administrative Ana e Malit është problematike. Nuk kalojnë më dot mjetet e ushtrisë. Lëvizja bëhet vetëm me varka. Jemi munduar dje tu jemi afër banorëve duke u shpëndarë ndihma ushqimore”,-tha Ademi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?