Basha nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës: Serbia kreu su*m para*shtarak në veri të Kosovës

Lulzim Basha ka folur nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ku do të votohet nëse Kosova do të bëhet pjesë e këtij institucioni ose jo. Ai tha se Kosova gëzon disa nga përfitimet e Bashkimit Europian, por jo të gjitha. Basja përmendi sulmin terrorist në Banjskë, të cilin e quajti një skenar të Serbisë, të ngjashëm me atë që ndodhi në Krime, që synonte të aneksonte veriun e vendit.

“Vendimi që do të marrim sot mund të duket kompleks, por është ndër më të lehtët që mund të marrim. Kosova gëzon disa nga përfitimet e BE. Por sërish Kosova nuk gëzon të gjitha përfitimet, siç është mbrojtja nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, për qytetarët e saj dhe minoritetet. Çështja është a do të lejojmë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen këtyre përfitimeve apo jo. Kjo është çështja që do të votojmë sot.

Ata që thonë se kanë interes për serbët e Kosovës, duhet të thonë që ky anëtarësim duhet të bëhet. Duhet të falenderojmë Bakojanis, sepse bëri realitet diçka që ata e kërkojnë prej më shumë se 8 vitesh. Në shtator të vitit të kaluar një skenar i ngjashëm me atë të Krimesë u krijua në veri të Kosovës.

Ishte një sulm paraushtarak për të zhvatur territor dhe për ta kthyer veriun e Kosovës në një territor të aneksuar njësoj si në rastin e Krimesë. Prandaj duhet që anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të mbrojë vlerat për të cilat ne luftojmë. Shumë duhet të bëhet nga Kosova dhe nga vendet tona, për t’u siguruar që të gjitha vendet t’i përmbahen vlerave të kësaj organizate”, tha Basha.

SHKARKO APP