Basha nga Shkodra: Të dielën sjellim ndryshimin! Fitorja më e madhe dhe më e bukur, sepse do jetë fitorja e gjithë shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Shkodra, deklaroi se të dielën, PD do të sjellë ndryshimin.

Basha thekson se më 25 prill, do të jetë fitorja më e madhe dhe më e bukur, sepse do jetë e të gjithë shqiptarëve.

“Ky është shiu i perëndisë që paralajmëron bereqetin e fitores më të thellë që pret Shkodrën dhe Shqipërinë, ditën e diel me votën tuaj për numrin 9. Shkodra e qytetarisë, që mbarë kombit ia ka ngritur kokën edhe në ditët e veta më të zeza. Fitorja e së dielës do të fillojë nga Shkodra, do të nisë nga maja e Kelmendit e do zbresë deri në jug, e do jetë fitorja më e bukur, e çdo shkodrani e shkodraneje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tetë vite premtime të pambajtura, varfëri, shtypje, korrupsion e banda do marrin fund. Ju i keni prirë përherë ndryshimit, ju do i prini fitores. Qeveria e zgjedhjeve të 25 prillit do jetë e të gjithë shqiptarëve. Vetëm 12 orë na ndajnë nga heshtja elektorale, dy ditë e 12 orë na ndajnë nga fitorja. Siç nuk ndalet uji i Bunës, mos ndalni punën tuaj, duke votuar për ndryshimin, që do të vijë në Shkodër, në Vlorë, Korçë, në Durrës, Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Shkodra është prijëse e demokracisë dhe e fitores, ora po vjen që ta tregojë këtë gjë”, deklaroi Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?