Basha niset drejt SHBA-ve, 5 ditë takime në DASH

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka fluturuar këtë të diel drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të zhvillojë një seri takimesh zyrtare.

Selia blu, nuk ka informuar për agjendën e takimeve të Bashës, por burimet bëjnë me dije se ai do të qëndroi në Uashington, deri në datën 12 korrik ku parashikohen edhe takime në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ora News u interesua pranë Partisë Demokratike në qoftë se gjatë vizitës në Amerikë, kreu i opozitës parashikon në axhendë një takim me ambasadoren e re që do të zëvendësoi Donald Lu, por asgjë nuk u konfirmua por në të njëjtën kohë ky qëllim as nuk u mohua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizita 5 ditore e kryetarit të Partisë demokratike Lulzim Basha, në Shtetet e Bashkuara, vjen në një moment të rëndësishëm politik në Shqipëri, kur opozita ka paralajmëruar një aksion të fortë kundër qeverisë ndërsa në opsionet e saj nuk janë vetëm protesta por dhe mundësia e bojkotit të institucioneve apo një vendim më ekstrem siç mund të jetë djegia e mandateve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?