Basha nxjerr emrat: Në Prokurori ka SMS për pazare votash

Gjatë fjalës në prezantimin e platformës, për ”çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi, shitblerja e votës dhe kapja shtetërore, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se në polici dhe Prokurori ekzistojnë një sërë përgjimesh telefonatash dhe mesazhesh mes politikanëve dhe grupeve kriminale për pazaret e drogës.

”Prokuroria mban peng disa hetime. Në polici dhe në Prokurori ka regjistrime telefonatash dhe mesazhe mes Vangjush Dakos dhe grupeve kriminale, të Ulsi Manjës e Damian Gjiknurit, Taulant Ballës dhe Ramës, si dhe kriminelëve më famëkeq të vendit, të gjithë të regjistruar në pazare votash”,-u shpreh kreu i PD.

Basha komentoi edhe deklaratën e Rexhep Rrajës me pranga në duar, djalit të Rrahman Rrajës, kur u dha masa e arrestit me akuzën e përndjekjes së Xhisiela Malokut.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kërcënoi se do hakmerrej në zgjedhje. Në Krujë nuk konkurrojmë me socialistët, por me kriminalët që mbështesin kupolën e Ramës. Pushteti i marrë përmes krimit vihet në shërbim të krimit dhe mbahet po me krimin”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?