Basha: Para Shqipe! Ëndrra më afër se kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbështet kombëtaren shqiptare për fitore në ndeshjen ndaj Serbisë, që luhet në “Elbasan Arena”, duke i inkurajuar për të realizuar endrrën Euro 2016.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook në mesditën e së enjtes, shprehet: “Sot në Elbasan, Shqipëri-Serbi. Endrra më afër se kurrë. Për një mbrëmje të madhe të futbollit dhe sportit shqiptar, për një manifestim siç na ka hije të dinjitetit dhe imazhit tonë arbëror dhe europian”. 

“Për fitoren e Kombëtares Kuq e Zi. Përpara Shqipe”, shprehet Basha duke shoqëruar postimin e tij me një foto të kombëtares shqiptare Kuq e Zi.

SHKARKO APP