Basha: Paratë e gjobave do paguhen nga qeveritarët. Do t’u sekuestrojmë pasurinë kudo që ta kenë fshehur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në një takim me banorët, të cilëve u janë dëmtuar pasuritë nga tërmeti, se gjobat ndaj Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit do të paguhen nga zyrtarët e qeverisë që kanë shkelur ligjin.

Duke u folur për gjobën 110 milionë euro ndaj Shqipërisë për mbylljen e televizionit Agon Channel, Basha tha se nuk ka përse shifra kaq të frikshme të paguhen nga xhepat e qytetarëve.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë për çështjen e gjobave dhe abuzimet që kanë bërë zyrtarët në kurriz të qytetarëve. Do ndryshojmë ligjin, fatura e gjobave në arbitrazh do paguhet nga pasuria e zyrtarëve që kanë shkelur ligjin. Nuk mund të pranojmë që këto dëme të paguhen të xhepat e qytetarëve. Do ndryshojmë ligjin për konfiskimin e parave të zyrtarëve, do t’u marrim kudo që t’i kenë në bankë, sënduqe, Panama dhe kudo t’i kenë çuar”,- tha kreu i PD, Lulzim Basha.

SHKARKO APP