Basha: Patronazhistët dhe pagat, janë konfirmim i masakrës zgjedhore
Të dhënat personale të qytetarëve kanë rrjedhur nga AKSHI? Nisur nga ky lajm, përmes një postimi në Twitter, kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se skandali i pagave por dhe i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër se konfirmimi i masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021, po ashtu edhe konfirmim i raportit të OSBE/ODIHR.
Postimi i plotë
E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet.
Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit.