Basha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Rama-Berisha, pazar me votën në 11 maj

Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi ankimimin e partive të vogla për listat e mbyllura. Për të kjo Gjykatë nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve. Basha akuzon kryeministrin Rama dhe kreun demokrat Sali Berisha për pazar me votën në 11 maj dhe thotë se nuk do të dorëzohet ndaj këtyre padrejtësive.

Postimi i plotë i Bashës:

Gjykata Kushtetuese edhe sot tregoi se nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndryshim dhe jo nënshtrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një institucion i mbërthyer nga ankthi për ruajtjen e karrikeve të veta nuk mund të ketë as pavarësinë, as kthjelltësinë për të marrë një vendim në interes të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Historia na mëson se çdo arritje drejt lirisë, barazisë dhe të drejtave ka ardhur përmes përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkimit të njerëzve. Edhe pse rruga është e vështirë dhe e mbushur me pengesa, ajo nuk është e pamundur.

Ne nuk do të dorëzohemi përballë këtyre padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha për të pamundësuar të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur me votë deputetët e tyre. Shqiptarët tani kanë edhe një arsye më shumë për të refuzuar këtë pazar me votën e tyre më 11 maj. Shqipëria meriton më shumë🇦🇱

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?