Basha: Përgëzoj policët, por drejtuesit e tyre janë vegël e partisë shtet

Ndër të tjera, në konferencën për shtyp, Lulzim Basha falënderoi efektivët e policisë që ndërhynë për të larguar protestuesit nga selia e PD.

“Sot Sali Berisha ka kryer punë me Partinë Demokratike. U kthye në shtratin nga i cili buroi, i Bolshevizmit. Dhe si i tillë nuk përfaqëson më anën më të keqe të kësaj partie. Dita e sotme tregoi se Berisha dhe Rama janë dy vëllezër siamezë. Në këtë mënyrë kërkon t’i bëjë shërbimin më të mirë Edi Ramës, i cili nuk e ka fshehur me vepra gëzimin e tij në këtë kohë”, tha Basha.

Ai i quajti drejtuesit e policisë si vegla të Edi Ramës.

“Punonjësit e policisë meritojnë përgëzime, por drejtuesit e tyre treguan se janë vegla të partisë shtet. Me urdhër të Edi Ramës pritën për një orë e gjysmë për të mbërritur, pasi kishin folur kancelaritë kryesore. Çfarë po ndodhte këtu ishte në sytë e gjithë botës, por jo të policisë, pasi në veshët e tyre ushtonte zëri i vëllait të Berishës, Edi Ramës”.

SHKARKO APP