Basha: Po afrohet fundi i qeverisjes së RAMAVIRUSIT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se shembja e Teatrit Kombëtar është një shkelje flagrante e kryeministrit Edi Rama, e cila nuk mbulohet më me propagandë dhe fasada.

Basha shprehet se në kohën e pandemisë dhe krizës ekonomike, kryeministri u është drejtuar institucioneve të huaja monetare për të marrë borxh 30 milionë euro për ndërtimin e teatrit të ri.

“Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve”-, shprehet Lulzim Basha në një postim në Twitter.

Kreu i PD shton se “i babëzituri nuk do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, pë bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN”.

SHKARKO APP