Basha: PPP-të hajdutëri totale, mekanizëm për sekuestrimin e parave

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News tha se nuk do të ketë kompromis me atë që ai e quan organizata kriminale e Rilindjes por zgjidhje politike.

Pjesë nga debati: 

BashaPD bën shqyrtimin e politikave oligarkike dhe pastaj të çon tek emrat. Siç i kemi listuar, do të listojmë këdo që merr lekët e qytetarëve shqiptarë dhe i ndan me Edi Ramën. Hajdutëri totale. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa dyshim që kemi bërë një listë të këtyre personave lidhur me kompanitë që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kërkojmë hetimin e të gjithë atyre sipas një platforme antioligarki, e cila bazohet në ligjin antimafia. Ky akt është kaq i rëndë, saqë ne propozojmë të përdorim mekanizmin antimafia. 

Në drejtësinë penale, fajin duhet ta provojë prokurori. Në mekanizmin antimafia, barra e provës është vendosur tek i akuzuari për çështjen e sekuestrimit të pasurisë. 

Këtë mekanizëm po e propozojmë për të trajtuar problemin e madh të vjedhjes së parave publike.

Ne duam të ndërtojmë një mekanizëm, që paratë që u janë marrë qytetarëve shqiptarë t’ia rikthejë qytetarëve shqiptarë dhe përmes një vendimi të tillë të parandalojë që kjo të përsëritet. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?