Basha: Presidenti, i vetmi institucion i pa kapur nga pushteti. Qëndrimet e Metës janë në mbrojtje të Kushtetutës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komenti sot në intervistën e dhënë për gazetaren Ilva Tare, raportet e tij me kreun e shteti, Ilir Meta. Basha tha se Presidenti i Republikës është i “vetmi institucion i pakapur i Republikës, gjithë institucionet e tjera janë nën hyqmin e Edi Ramës, janë të kapura, në fakt Republika është e deinstitucionalizuar”.

Pjesë nga intervista e kreut të PD në “Euro News Albania”

Ilva Tare: Nuk e di sa ju e vutë re por media e komentoi shumë shpejt sa u desh që Presidenti i Republikës të reagonte ta sqaronte për kë e kishte fjalën se u mendua se e kishte me ju. E kam fjalën për konferencën e fundit kur tha që është i marrë peng dhe në fakt presidenti sqaroi që e kishte për Ramën, mediat aluduan që e kishte për ju. Si janë marrëdhëniet e Lulzim Bashës me Presidentin e Republikës Ilir Meta?

Lulzim Basha: Janë marrëdhënie shumë të mira institucionale, roli i presidentit ka qenë shumë i rëndësishëm, si i vetmi institucion i pakapur i Republikës, gjithë institucionet e tjera janë nën hyqmin e Edi Ramës, janë të kapura, në fakt Republika është e deinstitucionalizuar.

Ilva Tare: Ok. Si e vlerësoni sjelljen e tij si president?

Lulzim Basha: Unë mendoj se qëndrimet e tij në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të marrëveshjes së 5 qershorit që u shkel nga Edi Rama për shkak të frikës që ka nga përballja me popullin, kanë qenë qëndrime në përputhje me rolin që duhet të ketë Presidenti i Republikës që është garant i kushtetutës dhe përfaqësues i unitetit të popullit.

Ilva Tare: A ndjeheni ju i rivalizuar nga Ilir Meta në rolin e liderit të opozitës?

Lulzim Basha: Aspak. Janë këto të gjitha katjushka të Edi Ramës. Domethënë gjithë ditën e harxhon me sulme ndaj meje me sulme ndaj PD-së..

Ilva Tare: Këtë e thonë analistët, ekspertët e komunikimit.

Lulzim Basha: Sulme ndaj Partisë Demokratike, sulme ndaj opozitës, çdo gjë për të shmangur përgjigjet që nuk i jep kurrë.

SHKARKO APP