Basha prezanton programin për artin para gërmadhave të Teatrit Kombëtar: Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit

Partia Demokratike prezantoi sot programin për artin, kulturën dhe trashëgiminë. Takimi me intelektualë dhe artistë u zhvillua para rrënojave të Teatrit Kombëtar që u shemb një vit më parë nga qeveria “Rama”.
Në fjalën e tij, kreu i PD-së u shpreh se pa strategji dhe investime për artin dhe kulturën vendi nuk ka asnjë të ardhme. Ai u premtoi artistëve se Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte.
“Partia Demokratike zotohet të rindërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte. Program për një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante dhe më gjithëpërfshirëse”,- tha Basha.
Kreu i PD shtoi se “kemi bërë hapa pas këto 8 vite edhe në kulturë dhe në art. Pa kulturë dhe pa art – Shqipëria nuk ka ëndrra, shpresë, të ardhme. Shqipëria e 8 viteve të fundit, pa vizion, pa shpresë, pa rrugëdalje”.
Duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, Basha tha se këto zgjedhje janë më të rëndësishmet në historinë e vendit dhe do të përcaktojnë të ardhmen për dekada.
“Këto ditë ne po luftojmë për të ardhmen e Shqipërisë. Zgjedhjet që po vijnë janë më të rëndësishme në historinë e vendit”,- tha Basha.

SHKARKO APP