Basha publikon foto nga takimet për programin e PD: Pasuritë kontrollohen nga një pakicë

Lulzim Basha ka publikuar foto nga takimet në selinë e PD ku po diskutohet programi që sipas tij do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Për të në vitet e fundit, pasuritë e vendit i kontrollon vetëm një pakicë njerëzish.

“Ditë intensive takimesh e diskutimesh për programin e Partia Demokratike. Shqipëria e ka të gjithë potencialin për t’u bërë një vend i zhvilluar.

Sot pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve, fatet e tij i kontrollon një pakicë absolute. Me programin tonë ne do t’i kthejmë pasuritë e vendit në mundësi, që çdo shqiptar ta ndërtojë jetën dhe të ardhmen në Shqipëri”, shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?