Basha publikon videon: Të gjithë shqiptarët duan që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PD, Lulzim Basha, ka publikuar videon me një pjesë nga deklarata e tij një ditë më parë, ku thekson se politika duhet të pastrohet nga llumi i tranzicionit dhe nga njerëz të cilët e kanë përdorur politikën për t’u pasuruar.

Është interesi i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe i demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për t’u pasuruar paligjshmërisht dhe ç’është më e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar.

Kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm sepse ndajnë me ta favore, privilegje, pushtet dhe para, në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm”, thotë ndër të tjera Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?