Basha: Rama jeton në një botë tjetër
Gjatë turit të tij në zonën e Korçës, kreu i PD-së, Lulzim Basha pati një takim edhe me punonjës të biznesit fason.
Teksa i ftoi në protestën e ditës së shtunë, Basha u shpreh se biznesi është në vështirësi ekonomike nga çmimi i lartë i naftës, çmimi i lartë i energjisë dhe taksat e larta.
“Prandaj ka ardhur koha për një ndryshim të madh. T’i lidhim me njëra-tjetrën këto hallka të zinxhirit, se sot nuk janë të lidhura. Në tjetër botë jeton Edi Rama me ministrat e tij, në tjetër botë jetojnë shumica e shqiptarëve. Ai në qiell me chartera, në luks, shqiptarët nuk paguajnë dot biletën e autobusit. Gjithë paratë shkojnë për ushqim, pra për mbijetese.
Që t’i japim fund kësaj duhet të kthejmë të njëjtin raport mes qeverisë dhe qytetarit si në familje, mes prindërit dhe fëmijëve. Ju bëj thirrje ti bashkoheni protestës për të sjellë një ndryshim”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

