Basha: Rama ka financuar makinacion gjigand propagande kundër PD-së
Kryetari i PD-se, Lulzim Basha akuzon Ramën se ka financuar një makinacion gjigand propagande kundër PD-së. Në Kuvendin Kombëtar të PD-se Për të manipuluar ka financuar një makinacion gjigand propagande kundër PD-së dhe zërit kritik. Janë përfshirë një ushtri e mercenarë të përcarjes.
Basha: “Partia Demokratike nuk ka qenë asnjëherë më shumë nën sulm sesa sot. Partia Demokratike, drejtuesit e saj, deputetët e saj dhe vetë demokratët e thjeshtë janë nën shënjestrën e sulmeve të makinerisë së propagandës qeveritare nga të gjitha anët. Shkurajimi i demokratëve, përçarja e tyre është një objektiv i përditshëm i propagandës së Ramës. Edi Rama dhe grupi i plaçkitësve të tij kanë nevojë që PD të jetë e përçarë, që PD të mos jetë e besueshme. Rritja e cinizmit dhe mosbesimit të shqiptarëve është qëllimi i dytë i kësaj propaganda. Edi Rama ka nevojë gjithashtu që shqiptarët të mendojnë se të gjithë janë njësoj. Se krimi dhe korrupsioni i tij marramendës është dicka e zakonshme. Për të arritur këto qëllime të ndikimit të opinionit publik, për të manipuluar opinionin publik, Edi Rama ka financuar një operacion gjigand propagande, me kosto dhjetëra miliona euro, me para para të adhura nga korrupsioni e nga krimi kundër Partisë Demokratike dhe çdo zëri kritik. ”
Në këtë operacion janë përfshirë një ushtri e mercenarëve të përçarjes dhe përçmimit të shqiptarëve.
Shikoni cfare ndodh: Në PS nuk ka asnjë lloj zgjedhje dhe asnjë lloj demokracie,
Në PS ka vetëm një autokrat që vendos çdo gjë sipas tekave të çastit. PS kontrollohet nga krimi dhe nga interesat kriminele
Rilindja solli në majat e pushtetit dhe në mes të Kuvendit vrasës dhe përdhunues.
Rilindja e ka shndërruar këtë parti politike në një shtojcë memece të dhe organizatës së saj kriminale.
Por pak kush flet për këtë. Sepse propaganda kontrollon çdo gjë. Të njëjtet që as nuk shohin e as nuk shqetësohen për autokracinë kriminale në PS, sulmojnë dhe kritikojnë përditë zhvillimet e brendshme në PD, të cilat me të gjitha problemet e kuptueshme, janë në thelb demokratike dhe përparimtare
Në PS nuk ka zgjedhje, por vetëm një autokrat, PS kontrollohet nga krimi dhe interesa kriminale”
KOHA JONË SONDAZH

