Basha: Rama po bën grusht kushtetues
Pas takimit në Presidencë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha zbuloi atë që u diskutua, ku tha se kryeministri Edi Rama po bën grusht kushtetues. ”U njohëm me provat tronditëse për ndërhyrjen flagrante të Kryeministrit në procesin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Këto vërtetojnë se qëllimi i vetëm i tij është kapja e Gjykatës Kushtetuese. PD dhe aleatët e kanë konsideruar prej fillimit një grusht kushtetues por edhe një provë më shumë se Reforma në Drejtësi është e rrezikuar”.