Basha: Rama qëllimisht po mban të ulët testimet, po ndihmon përhapje e virusit

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se Rama në mënyrë të qëllimshme po i mban të ulët dhe aktivisht po ndihmon në përhapje e virusit, prandaj qeveria ka përgjegjësi politike për këtë situatë.

Basha: Njerëz në këto momente po përdoren për të mbuluar dështimet e Ramës, të cilit i ka dalë pandemia jashtë kontrollit. Rama në mënyrë të qëllimshme po i mban të ulët dhe aktivisht po ndihmon në përhapje e virusit, prandaj qeveria ka përgjegjësi politike për këtë situatë.

Po të shohësh grafikët, numri i testimeve në Shqipëri është i fundit në rajon. Qesen e parave  e ka në dorë Edi Rama. Ai sa herë kapet me presh në duar, fshihet pas dikujt tjetër. Këtë herë ka zgjedhur komitetin teknik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha paratë këto ditë po shkojnë në inceneratorët e plehrave të cilët nuk ekzistojnë, janë në 3D. Nga ana tjetër ne kemi numrin më të ulët të mjekëve në Evropë. Shëndetësia vuan nga probleme të mbartura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?