Basha: Ramës i uroj pleqësi të mbarë, politikisht mos i ardhtë kurrë njeri i tillë Shqipërisë
Në konferencën e fundit me gazetarët, Lulzim Basha i pyetur për urimin që ka kundrejt Ramës, Metës dhe Berishës, vendosi që të urojë shqiptarët më mirë.
Ai tha se Ramës në aspektin personal i uron pleqësi të mbarë, ndërsa në rrafshin politik, mos i ardhtë kurrë një njeri i tillë për vendin.
“Urimi im për shqiptarët është të jetë një vit që të kthehemi drejt normalitetit, nj vend normal që të realizojnë ëndrrat e tyre sipas aftësive dhe dëshirave dhe mundësive që kanë dhe me një shtet që i ndihmon dhe jo nuk i punon, 2022 është një vit i mbarë për t’u ndarë nga e keqja 31-vjeçare, dhe PD e çliruar nga e shkuara është e vendosur për t’i prirë kësaj, me një reflektim të thellë, me një ripërtëritje, vizioni dhe shpirtit, por edhe korpusit tonë politik, por me një thirrje të veçantë për të rinj. Për Ramën në aspektin personal i uroj pleqësi të mbarë, në rrafshin politik, mos i ardhtë kurrë një njeri i tillë”.