Basha-Ramës: Mjaft bëre show mediatik, ndihmo të përmbyturit në Laç

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar në rrjetet sociale një album fotografik ku tregohet situata në Laç dhe i ka kërkuar Edi Ramës të lërë shfaqet në televizion e tu japë ndihmë familjeve të përmbytura;

“Edi Rama, sa rri në televizor e flet për investime imagjinare, të shkojë në Laç e të shikojë impaktin e “investimeve” të tij. Qindra familje janë në ujë e qindra të tjera në rrezik permbytje. Asnjë ndihmë nga qeveria, asnjë mbështetje financiare dhe pse brenda një viti janë përmbytur pesë herë. Përballu me qytetarët që i ke lënë në mëshirë të fatit, mos u fshih pas regjisë qendrore me pseudo takime ku atyre që të thonë të vërtetën u mohon të drejtën e fjalës.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?