Basha-Ramës: Pushtetin do e marr me votë, jo në tavolinë
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS-së, tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkon të marrë pushtetin me marrëveshje. Nuk ka zgjatur shumë dhe Basha i është përgjigjur në distancë Edi Ramës, duke i thënë se pushtetin do ta marrë me votë të lirë.
Në një deklaratë për mediat, përpara prezantimit të platformës për çlirimin e zgjedhjeve, Basha tha se kurrë nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë, ndërsa akuzoi Ramën se po bashkëqeveris me krimin.
”Marrëzi dhe gënjeshtra për të mbuluar panikun që e ka mbërthyer nga ajo që e di çdo shqiptar që Edi Rama mbahet në pushtet vetëm nëpërmjet bashkëqeverisjes së tij më krimin dhe se përmes presionit të qytetarëve, të opozitës dhe faktorit ndëkrombëtar themelet e këtij pushteti, e kësaj bashkëqeverisje me krimin po tronditen. Kurrë nuk kam kërkuar dhe kurrë nuk do të kërkoj pushtet në tavolinë, as pushtet me dhunë. PD dhe kolaicioni ynë do të vijë me votë të lirë. Ejani brenda për të dëgjuar platformën tonë për të çliruar zgjedhjet”,-tha Basha.
Deklarata e Ramës për Bashën
Që të bëjmë votime elektronike në 2 apo 3 zona pilot për zgjedhjet vendore, thonë se nuk duan. Por çfarë duan këta? Jua them unë sepse ma ka thënë Luli: duan pushtetin në tavolinë, me marrëveshje. Një herë unë, një herë ai. Por, kjo është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot. Mund t’i jap edhe gjysmën e zemrës por këtë gjë nuk ia jap dot sepse pushteti nuk është i yni, por i atyre që kanë votën.
KOHA JONË SONDAZH

