Basha shkon në Lazarat: Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën e PD-se me anëtarë të FRPD-së në Gjirokastër, banorët e Lazaratit e fshatit Valare në zonën e Lunxhërisë.
Në paketën e PD-së, Basha ofron ulje e moshës së pensionit, rritje te pagës minimale, subvencionim te energjisë elektrike deri në 200 KW dhe faturës së ujit familjeve me ndihmë ekonomike, si dhe ulje te çmimit të energjisë për familjarët dhe bizneset. Po ashtu, ofrohet anullimi i koncesioneve korruptive në shëndetësi, që marrin çdo muaj 2.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve, nderkohe qe 1 miliard euro do t’i kthehen ekonomisë nga ulja e taksave.
Po kështu zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka hartuar një platformë mbështetur mbi parime dhe mbi zgjidhje europiane të cilat do të mundësojnë që vota e shqiptarëve të mos preket, që shqiptarët të votojnë të lirë, të paintimiduar.
Në një takim me banorë të Lazaratit, lideri i opozitës Lulzim Basha duke iu referuar situatës së rëndë ekonomike, papunësisë, taksave të larta, arrogancës së pushtetit, korrupsionit qeveritar dhe lidhjeve të saj me krimin, theksoi se sot shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike besojnë se Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramen dhe duan largimin e tij një orë e më parë nga pushteti.
Basha: Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një Shqipëri në mjerim sepse mjerim mbollën me taksat e larta, me terrorin, me kërbaçin. Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një popullsi e dëshpëruar sepse dëshpërim mbollën me mbylljen e vendeve të punës, me çmimet e larta dhe faturat aforfe të energjisë elektrike, me taksat e larta. Shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike duan që Edi Rama të largohet një orë e më parë nga pushteti.
Zoti Basha u takua dhe bashkëbisedoi dhe me banor të fshatit Valare në zonën e Lunxhërisë. Kreu demokrat ka prezantuar platformën për bujqësinë që parashikon të mbështet me buxhetin më të madh që i është akorduar ndonjëherë prej 150 milionë eurosh. 50 milionë euro do të shkojnë për infrastrukturën bujqësore dhe 100 milionë euro për subvencione direkte për fermerët.
KOHA JONË SONDAZH

