Basha “shpërblen” Roland Bejkon, e emëron drejtues politik të PD në Gjirokastër
Roland Bejko e cili u përplas me mbështetësit e Sali Berishës në protestën e 8 janarit në selinë blu, është emëruar drejtuesi politik i PD në qarkun e Gjirokastrës. Ai zëvendëson në këtë post deputetin Tritan Shehun. Emërimi i Bejkos vjen vetëm pas emërimit të Enkelejd Alibeajt si drejtues politik i qarkut të Shkodrës, kjo pas dorëheqjes nga ky post të Helidon Bushatit.
Njoftimi i plotë
Të nderuar Kryetarë,
Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko.
Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment BARDHI