Basha: Shqipëria ka humbur 15 vende në Indeksin Global për tërheqjen e investimeve të huaja
Katër ditë para zgjedhjeve, kreu i PD, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin e mungesës së investimeve të huaja në vendin tonë.
Në një postim në Instagram, Kreu i PD teksa i referohet Indeksit Global të Mundësive thotë se Shqipëria ka humbur 15 vende në tërheqjen e investimeve të huaja.
“Sa vende ka humbur Shqipëria në tërheqjen e investimeve të huaja? Pyet Basha dhe përgjigja është 15 vende.
“Indeksi Global i Mundësive 2021, Shqipëria humb 15 vende në tërheqjen e investimeve të huaja”, shkruan kryedemokrati.