Basha si kockë e fortë në dhëmbët e Saliut

Ajo që po ndodh në PD është e paimagjinueshme. Partia kryesore e opozitës, e cila ka bërë histori, po bjerret nga pak e përditë prej konfliktit Berisha-Basha.

Ndërkohë që duket hapur se shumica e demokratëve janë me ish-kryeministrin Berisha, por vulën dhe zyrat në selinë blu i mban Lulzim Basha. Dje ishte një provë gjenerale e ish-kryeministrit që të thoshte se duhet të ikë me të mirë kryetari i shkarkuar. Por Basha nuk qenka kaq i lehtë si “nip Hoti”, ai po del më garip sesa e kanë menduar Saliu dhe të tjerët.

Mbrëmë Basha doli dhe akuzoi fort dhe egër Berishën, bile e kërcënoi se “nuk do të lejojë më gorillat e Berishës të futen në Selinë e PD-së”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ishtë një kërcënim që zor se do të gëlltitet nga kampi i Berishës, aq me tepër se Kuvendi kombëtar i datës 11 dhjetor e ka shkarkuar Lulzim Bashën. Pritet edhe vota e anëtarësisë më datë 18 dhjetor e me pas duket se do kemi fortunë në Selinë Blu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sali Berishën nuk ka guxuar njeri tash 30 vite ta sfidojë, aq me keq ta poshtërojë dhe ti mbyllë dyert në PD.

Por ja që doli një Lulzim Basha, i cili nuk e përfill fare Berishën. Bile i thotë se “mos të shikoj më me “gorillat” në zyrat e mia në PD!

Nuk dihet si do të shkojë fati i Lulzim Bashës, por duhet që Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit të rrisin gadishmerinë për sigurinë e Bashës, pasi jetojmë në Shqipëri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?