Basha: Situata jo e mirë, qeveria po bën propogandë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, deklaroi se qeveria po bën propagandë, në një kohë kur duhet të merrte përgjegjësitë për të mos i lënë njerëzit e varfër, të futen më shumë në krizë. ”Masat u morën jo në kohë, por qytetarët i zbatuan. Sot 2 javë pasi kërkoj marrje masash po e them troç: që situata nuk është mirë, menaxhimi i kirzës po bëhet me propagandë boshe. OBSH kërkon testime masive ne nuk e dimë sa teste kemi. Kosova e thotë përditë sa teste bëhen, autoritetet ketu e fshehin. Mungesa e testimeve mund të ketë pasoja fatale, mund të na tregojë vetmë majën e ajsbergut. Ndihmat ekonomike nuk do hyjnë në fuqi para 1 prillit në një kohë kur qindra e mijëra familje janë në varfëri ekstreme. Shprenzimet vijojnë si më pare, 5 veta marrin para për beton, kur nuk është priortet, në një kohë që prioritet është shëndetësia”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?